Mungoi edhe në ndeshjen me Arsenalin, të cilën Manchester United e humbi me rezultatin 2-0 (Pepe 8’, Sokratis 42’), duke ngjallur dyshime për të ardhmen e tij, por ishte trajneri Ole Gunnar Solskjaer që zbuloi të vërtetën e hidhur në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Paul Pogba ka një problem në kavilje dhe për ta kaluar duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
“Ekzaminimet e kavlijes konfirmojnë problemin që ka Paul Pogba. Nuk është i rëndë, por duhet zgjidhur. Duhet të operohet sa më shpejt dhe do të qëndrojë jashtë rreth një muaj. Një problem i madh për skuadrën, sepse nuk mund të mbështetem as te McTominay”.
Mesfushori francezka humbur plot 22 ndeshje në këtë sezon për shkak të shqetësimeve në kavilje, një kalvar i gjatë të cilin “Djajtë e Kuq” shpresojnë ta zgjidhin me kryerjen e një operacioni.
Fillimi i këtij viti po rezulton vërtet i vështirë për Pogbanë, referuar edhe zërave të merkatos. Vështirë se me këto probleme kampioni i botës do të largohet nga “Old Trafford” në janar, por në verë Real Madridi dhe Juventusi duket se do të rinisin rivalitetin për të siguruar shërbimet e tij.
Top Channel