Jose Mourinho nuk zhgënjen asnjëherë kur duhet të bëjë deklarata të forta që pushtojnë median sportive. Portugezi e bëri këtë pas ndeshjes mes Tottenhamit dhe Southamptonit që Hotspurts e humbi 1-0 për shkak të një kartoni të verdhë të marrë nga arbitri i sfidës.
Shkaku ishte incidenti i pjesës së dytë kur Special One la vendin e tij në pankinë duke iu drejtuar asaj të Southampton për t’iu afruar Mike Dean, përgatitësit taktik të Saints për të parë se çfarë po shkruante ky i fundit në bllokun e tij. Një veprim që nuk i shpëtoi arbitrit që i valëviti kartonin e verdhë përpara fytyrës së Mourinhos.
“E meritova kartonin e verdhë; u tregova i paedukatë, por isha i paedukatë me nje idiot”, tha Mourinho-“pata një debat jo të mirë me të. Rezultati negativ ishte vazhdimësi e vitit ta kaluar. Gjatë atyre 12 muajve ka qenë e vështirë për të marrë rezultate pozitive në transfertë”.
Top Channel