Paul Pogba nuk ishte në fushën e lojës në sfidën mes Arsenalit dhe Manchester United duke ngritur shumë hije dyshimi rreth së ardhmes së tij. Ai që sqaron mungesën e francezit në këtë sfide është trajneri Ole Gunnar Solskjaer, i cili konfirmoi se mesfushori do të duhet të operohet në kavilje.

“Ekzaminimet mjekësore në kavilje tregojnë se problemi i Pogba nuk është i rëndë, por është e nevojshme që ai të zgjidhet”,tha Solskjaer, “do të duhet të operohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës rreth 1 muaj.”

Paul Pogba gjatë këtij sezoni ka humbur 22 ndeshje pikërisht për shkak të problemeve në kavilje duke e shqetësuar jashtë mase stafin teknik të Manchester United, ndërkohë që zërat e merkatos rreth tij nuk shuhen, pasi Reali i Madridit dhe Juventusi vazhdojnë që të monitorojnë gjendjen e tij.

Kjo situatë e re do të thotë se për Pogbanë do të jetë e vështirë që të largohet nga Old Trafford në merkaton e janarit që do të thotë se kjo çështje do të shtyhet për në fund të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA