Arsenal e nisi me fitore/ Në ditën e parë të vitin startoi Premier league

02/01/2020 13:38

Arsenali e nisi mbarë vitin 2020 me fitoren ndaj Manchester United në Premier League.

Në Emirates Stadium skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e mbylli sfidën me Djajtë e Kuq 2-0 me Topcinjtë që i dhanë fund serisë së 4 ndeshjeve pa fitore, ndërkohë që regjistruan suksesin e parë me trajnerin e ri. Arsenali e mori avantazhin që në minutën e 8 me Pepe ndërkohë që në minutat e fundit të pjesës së parë Sokratis dyfishoi rezultatin për Arsenalin. në pjesën e dytë, Manchester United u përpoq të reagojë, por rezultati nuk ndryshoi.

Pep Guardiola mposhti Carlo Ancelottin. Manchester City iu imponua Evertonit 2-1 duke i shkaktuar humbjen e parë nën drejtimin e teknikut italian. Vendimtar për Citizens u bë Gabriel Jesus, autori i të dy golave të ndeshjes në minutat 51 dhe 58, ndërsa për Evertonin, golin e vetëm e shënoi Richarlison.

Chelsea frenohet në fushën e Brightonin teksa barazoi ndeshjen me këtë skuadër 1-1. Golit të Azpilicuetës për Chelsean, Brighton iu përgjigj me atë të Jahanbakhsh 6 minuta nga fundi i ndeshjes. Akoma më keq i shkuan gjërat Tottenhamit që u mposht 1-0 në fushën e Southamptonit pas golit të Danny Ings.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA