2019, “vit me fat”/ Numri i viktimave nga aksidentet ajrore, është përgjysmuar!

02/01/2020 15:39

Numri i personave të vrarë nga përplasjet e avionëve të mëdhenj të pasagjerëve ka rënë me më shumë se 50% në vitin 2019, sipas një studimi të industrisë së aviacionit.

Viti i fundit regjistroi 257 vdekje, në krahasim me 534 që ishin në 2018, sipas konsulencës së aviacionit To70. Rënia pason një trend të përgjithshëm për industrinë që i ka parë fatkeqësitë të reduktohen pavarësisht se udhëtimi ajror është rritur ndjeshëm.

Në vitin 2019 ka pasur 86 aksidente që përfshijnë avionë të mëdhenj komercialë, ndër të cilat tetë fatale. Më shumë se gjysma e 257 vdekjeve të shënuara vitin që lamë pas, ishin pasojë e një përplasjeje të vetme, asaj të një avioni të Eliopian Airlines në mars ku vdiqën 157 vetë. Viti më i sigurt ndërkohë i industrisë globale të aviacionit rezulton 2017-ta. Nuk pati përplasje avionësh të pasagjerëve atëherë, dhe u shënuan vetëm dy aksidente fatale që përfshinin turbopropë rajonalë, e këto përfunduan me 13 vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA