Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, u është drejtuar qytetarëve përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale në të cilën u uron një vit të suksesshëm.

“Po mbyllet edhe një vit, viti 2019. Një vit jo i lehtë besoj për të gjithë ne. Sytë, zemra dhe vëmendja jonë çdo herë ka qenë në tema të rëndësishme për ne, për kombin, për të gjithë kudo që jemi. Edhe për mua nuk ka qenë një vit i lehtë. Ramë në sfida që na testuan. Edhe dorëheqja edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovë, ishin test për ne dhe për demokracinë që e kaluam me sukses” “Sot ne mund të themi se jemi më të qëndrueshëm, se jo vetëm që në Kosovë prodhohet energji, por çmimi i energjisë është i lirë”, shprehet Haradinaj.

Haradinaj u ndal tek sukseset e 2019, që sipas tij janë cështja e energjisë, ligji për trepcën, ligji i punës etj, dhe tha se Kosova është tani më e fortë në siguri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA