Rrezik nga orteku! Shpëtohen gjashtë persona në Alpet zvicerane

31/12/2019 12:40

Gjashtë persona janë shpëtuar pas rrëshqitjes së një orteku afër qytetit Andermatt.

Thuhet se katër nga të shpëtuarit nuk pësuan lëndime të rënda, ndërsa dy të tjerë u transportuan në një spital aty pranë dhe janë në gjendje të stabilizuar.

Duhet theksuar se të gjashtë persona që u shpëtuan, u identifikuan në mediat lokale si të ardhur nga Zvicra. Fillimisht policia dyshoi se kishte më shumë persona nën dëborë, mirëpo për fat të mirë, duket se të gjithë janë shpëtuar me sukses.

Policia u tha mediave lokale se orteku, i cili u zhvillua jashtë piste, ishte i madh dhe kishte potencialin për të zënë poshtë më shumë njerëz. Bora e rëndë përgjatë javës së shkuar e ka ngritur nivelin e rrezikut në 3, një rrezik ky i konsiderueshëm.

Top Channel