Në prag të ndërrimit të viteve demokratët ishin pranë banorëve të Thumanës, të cilët strehohen ne hotelet e Shëngjinit.

Të prekurit nga tërmeti kërcënuan me grevë urie nëse me datë 3 Janar ata nxirren jashtë hoteleve.

“Dal në rrugë, por nuk do hyjmë në mencë më ngrënë bukë. Do jetë greve urie deri sa të vijë qeveria të na japë zgjidhje”, shprehet njëri prej banorëve.

Arsyeja e revoltës është bonusi prej 30 mije lekëve të vjetra, për banorët shumë pak për të siguruar një një shtëpi me qira.

“Ku të shkojë unë me 8 vetë. Ku të shkoj me 30 mijë lekë të vjetra”, thotë një tjetër banor.

“Banesa është shembur pa më njoftuar kush. Unë skam asnjë copë letër. Çfarë do bëhet me mua. Dua avokat. Sot e duam qeverinë kur jemi më ngushtë. U gëzuam kur erdhëm në hotel kur të dalim nga hotelet ta mendojnë mirë ose të na hedhin në det”, thonë qytetarët.

“Të gjithë dimë se me 30 mijë lekë te vjetra dhe as me 130 mije lek nuk ka shtëpia me qira. Me lejen tuaj do i drejtohem me letër edhe qeverisë dhe Bashkisë Kruje me 3 propozime. Së pari të vije t’iu takojnë.E dyta këshilltarët bashkiak tu japin shtëpitë e veta me 30 mijë lek. E treta nëse s’kanë besim se ju do merrni leket e s’do shkoni ne shtëpi me qira tua gjejnë shtëpinë dhe ta paguajnë ata. Ne kemi ofruar zgjidhjen 150 mln që do ja japë 10 klientëve te tij tua heqë dhe ti vendosë në zgjidhje të hallin të qytetarëve”, ka thënë Gazmend Bardhi.

Demokratët i kërkuan qeverisë të ridimensionojë prioritetet duke rishikuar buxhetin, për të mos pritur me sytë nga donatorët e huaj.

Top Channel