Siç është traditë, nata e ndërrimit të viteve do të na mbledhë në Festën tradicionale te Vitit te Ri para ekranit te Top Channel, kësaj here për te pare spektaklin e madh “Sweet Home Portokalli”.

Humor i freskët, Larmi këngësh, balet, te ftuar te shumte! Aktore dhe prezantues te vjetër te Portokallisë nisen nga shume larg për t’u kthyer ne shtëpinë e tyre “portokalli”, duke interpretuar përsëri ne spektaktlin e tyre te dashur.

Siç behet edhe ne horoskopin Kinez, ne mendojmë se ky vit qe vjen, do te jete Viti Portokalli, prandaj kjo është një ftesë, pse publiku duhet të qëndrojë më Top Channel.

Të mërkurën, atëherë kur fizhekëzjarret kane pushuar, kur tryeza është zbrazur, “Shiko kush LUAN” vjen për te tejkaluar çdo parashikim, me me shume se 30 te ftuar!

Performanca, surpriza dhe sfida pa fund do e kthejnë këtë mbrëmje maratone ne festen tuaj te preferuar. Show argëtues vjen edhe të shtunën në orën 21.

Të enjten, po në 21 pranë jush do të jetë Soiree.

Ne show vijnë në një dimension të panjohur të muzikës në të gjithë pafundësinë e saj. Show do te jetë i konceptuar ne 3 orë ku secila orë ruan peshën e saj me një tematikë të ndryshme. Ne orën e pare do të vijnë të ftuar që sjellin muzikën nostalgjike ne vite. Ne orën e dytë do të gëzojmë të gjithë me muzikë popullore, për ta mbyllur në orën e tretë me të rinjtë, me një “Pyjamas Party” befasuese e argëtuese.

E premtja në prime time ju sjell gjysmëfinalen e “Hell’s Kitchen Albania 2” do te jete nata kur do te shpallen finalistet 6 finalistet. Krahas sfides midis konkurrentëve, nata do te sjell dhe situata te papritura humori me te ftuarin special Gazmend Paja, shefin e hallit qe do te kërkojë t’i zërë vendin shefit te djallit.

Të dielën, ashtu sikunder ndodh në familje gjatë festave, ashtu do të ndodh edhe në “E diell”! Tavolina që shtrohen e ngrihen për miq që kanë qenë pjesë e programit! Emocione, dedikime dashurie, performanca! Të ftuar 10 këngëtarët më në zë të momentit, Manjola Nallbani, Rovena Dilo, Eranda Libohova, Dren Abazi, Era Rusi, Redon Makashi, etj! Një maratonë festive, të pathënash dhe argëtimi “E diell” për të gjithë familjen!

Nga e hëna në të enjten në orën 20:10, Fiks Fare jus jell Current Affairs. Shoqëruar me vox pop-e, konkurse etj.
Po në 5 janar, të dielën më 08:40 mos harroni Specialen për 60 vjetorin e çmimeve te Muzikes Grammy shoqëruar më historitë më të mëdha të çmimeve Grammy.

Filmat premierë përgjatë këtyre ditëve feste fillojnë në 1 janar me filmin “Nuk pranohen kthimet” në 4;15. Më pas përgjatë ditës me filmat “Goditje dashurie”, “Ëndrra në akull”, “Forcë për të jetuar”, “Lazarati digjet” etj. Ndërsa për më të vegjlit janë përfshirë në program një sërë filmash vizatimore premierë, mes tyre “Pocahontas”, “Kukullat, “Bota e lodrave” etj.

Mos humbisni koncertet premierë si Sting live në Berlin apo Michael Buble, por edhe një sere emrash te tjerë. Si dhe të dielën, premierën e serialit të shumëpritur “Peaky Blinders-Banda e Birmingamit”.
Ndërrimi i viteve nuk ka alternativë tjetër, përvec ekranit të Top Channel!

Top Channel