Kërkoi leje për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit/ Burgjet “lënë të lirë” Aleksandër Murataj

31/12/2019 12:11

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje Aleksandër Muratajt që të marrë pjesë në varrimin e të atit, i cili ndërroi jetë dje.

Murataj ndodhet në burg ku është dënuar me 16 vite burg për vjedhjen e 2 milion eurove në Rinas. Siç edhe Top Channel raportoi një ditë më parë, kërkesa që Aleksandri të jetë i pranishëm në Tropojë është dorëzuar nga familjarët e tij.

Ai nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në varrimin e Admirit dhe kjo u shoqërua me tension në burgun 313 ku ai ndodhej.

  Nuk u lejua në varrimin e Admirit/ Aleksandër Murataj kërkesë për ti dhënë lamtumirën babait

Top Channel