Në prag të ndërrimit të viteve, Kori Lira organizoi në Korçë një mbrëmje të veçantë urimi.

Një Kartolinë nga Kori Lira është titulluar koncerti që formacioni i njohur muzikor organizon çdo fundviti.

Repertori i këngëve autentike dhe kombinimi i zërave të rinj e të vjetër e bëri magjike mbrëmjen e sjellë nga Kori Lira të çilëve këtë vit u ishte bashkuar edhe artisti i njohur Kastriot Tusha.

Për ata që interpretuan në këtë mbrëmje e rëndësishme mbetet që Kori Lira mbetet një aset i çmuar që ruan origjinalitetin e tij

Kori Lira, Nderi i Kombit vazhdon të mbajë gjallë traditën me një gamë të gjerë muzikore dhe këngë që dëgjohen me kënaqësi nga publiku.

Top Channel