Sistemi i videoarbitrimit prishi bukurinë e kampionatit më të fortë të futbollit në planet, të paktën këtë fundjavë.
Në ditët e fundit të vitit 2019, VAR u bë protagonist me një lumë polemikash që ndikuan jo pak në garën për titullin dhe në diskutimin për rënien. Harry Kane, Dan Burn, Max Meyer, Teemu Pukki, Pedro Neto dhe Lys Mousset i bashkon të gjithë dicka. Atyre iu anuluan gola për pozicione jashtë loje minimale, shumë të diskutueshme.
Tifozët në Angli tani kërkojnë që sistemi i videoarbitrimit të hiqet për pjesën e mbetur të sezonit në Premier Lig, dhe Federata po mendon ndryshime. IFAB, Bordi ndërkombëtar i Futbollit që aprovon ndryshimet tha se teknologjia duhet të përdoret për gabime të dukshme dhe të qarta, por asnjë prej rrjetave të mësipërme, nuk kishte këtë logjikë në ndeshjet e kampionatit anglez në fundjavë.
Wolves, Crystal Palace, Norwich, Brighton dhe Sheffield United mund të kishin një renditje më të mirë nëse golat do të ishin akorduar nga arbitri kryesor. Kjo do të ishte renditja e Premier Ligës nëse videoarbitrimi nuk do të ndikonte jo pak në lojë. Liverpul kryesues do të kishte më pak pikë, dhe Mancester Siti më shumë, praktikisht një rihapje e diskutimit për titullin kampion në Angli.
Top Channel