Fshati SOS në Kosovë, ofron kujdes për fëmijët e braktisur. I themeluar në vitin 1999, ky vend u shndërrua në forcë dhe përkrahje për të gjithë fëmijët në nevojë.
Dashuria, humanizmi, e kujdesi që dhurohet në fshatin Sos, ka bërë që të kalohet edhe fuqia e lidhjes së gjakut dhe të krijohet një familje e madhe. E rëndësi e veçantë iu kushtohet festave të fund vitit, pasi fëmijët i presin me shumë dashuri.
Fshati SOS në këtë periudhë festash ka organizuar shumë aktivitete me qëllime edukative por me i dashuri nga të gjithë ishte dekorimi i bredhit nga vetë fëmijët.
“Në SOS Fshatrat e fëmijëve të Kosovës aktivitetet projektohen dhe ideohen në bazë të nevojave që i kanë fëmijët, nevojat të cilat janë identifikuar prej stafit pedagogjik, kryesisht natyra e aktiviteteve që realizojmë me fëmijët në Sos Fshatrat e fëmijëve të Kosovës, ka karakter rekreativ, edukativ dhe socializues, do të thotë jemi të orientuar që kur t’i përzgjedhim aktivitetet të plotësohen këto tri kriteret…”.
Sipas besnik Pecit, drejtues i kujdesit alternativ në fshatin SOS, edhe pse këta fëmijë kanë nevojat e tyre, përsëri e kanë atë ndjenjën e humanizmit dhe ndihmës për fëmijët e tjerë. Këtë vit me iniciativën “Dhuro mos nguro”, fëmijët kanë mbledhur dhe ricikluar lodra, të cilat më pas i kanë dhuruar për fëmijët në nevojë.
“Fëmijët kanë qenë udhëheqës apo fasiltator të disa aktiviteteve si janë aktivitetet humanitare, me iniciativën “Dhuro mos nguro”, ku fëmijët sos kanë mbledh, ricikluar lodra dhe i kanë dhuruar për fëmijët në nevojë në të njëjtën kohë kanë organizuar aktivitete edukative përmes trajnimeve me fëmijët e shkollave dhe komuniteteve që thjesht me i sensibilizu ata për mbrojtjen dhe rritjen e sigurisë së tyre nga dhuna kibernetike”.
2019, për Pecin ka qenë një vit i mbushur me suksese të fëmijëve të fshatit SOS. Ata kanë patur rezultate të mira në mësime por edhe janë përkrahur jo pak.
Top Channel