“Thuhet se askush nuk e njeh me të vërtetë një komb, pa u futur njëherë brenda burgjeve të tij. Një komb nuk duhet të gjykohet nga mënyra si i trajton qytetarët e tij shembullorë, por ata më të këqijtë” . kjo shprehje e Nelson Mandelës gjendet e afishuar sapo hyn në paraburgimin 313, ku ne gjendemi pikërisht ditën e fundit të 2019 , së bashku me familjarë të shumtë që kanë ardhur të takojnë për festat e fundvitit të afërmit e tyre që presin drejtësinë.
Duhan, bakllava, gjel deti dhe karta telefoni. Këto janë dhuratat e vitit të ri që kalojnë më së shumti muret e burgut për mëse 5 mijë shtetas që mbahen në sistemin penitenciar. Shpati Ruçi ka ardhur të takojë të vëllain e burgosur për ti sjellë ushqimet tradicionale.
Shpati Ruci: Është hera e parë, nuk e dija që gjeli duhej të sillej pa kocka, është festa e fundvitit dhe kam të afërm këtu.
Por gjeli i Shpatit duhet të kthehet pas dhe të pastrohet nga kockat që me rregulloren e burgut konsiderohen të ndaluara, njësoj si edhe alkooli që është i ndaluar.
Ndërkohë familjarë të tjerë presin dhurata nga të afërmit në qeli.
Urimi tradicional është gëzuar vitin e ri, por të dënuarit për njeri-tjetrin kanë një urim akoma me specifik.
Ata e urojnë njëri-tjetrin inshallah del sa me shpejt.
Për shkak të ngjarjeve kriminale të viteve të fundit, drejtoria e përgjithshme e burgjeve edhe për këtë vit i ka anuluar lejet shpërblyese, që jepej si dhuratë nga autoritetet për disa të dënuar.
Top Channel