Zjarret në Australi/ Refuzuan të largohen, 30 mijë turistë të bllokuar në Melbourne

30/12/2019 11:03

Më shumë se 30,000 turistë në Australi që refuzuan të evakuojnë një zonë në lindje të Melbourne mes zjarreve të tërbuar tani janë ‘bllokuar’ pasi vendasit paralajmëruan më herët se qëndrimi do të ishte ‘vetëvrasje’.

Flakët janë shpërndarë në të gjithë Australinë, e cila po përjeton një sezon shkatërrues të verës, të nxitur nga një thatësirë e zgjatur dhe ndryshimi i klimës.

Qindra mijëra njerëzve u tha që të evakuojnë rajonin e popullarizuar të shtetit Victoria në mes frikës së rritjes së temperaturave dhe erërave që do të shkaktonin tre flakë të mëdha, duke prerë rrugën e fundit kryesore ende të hapur.

Shefi i Emergjencave, Andrew Crisp u tha banorëve dhe pushuesve që të largoheshin deri në orën 9 të së hënës ose do të rrezikojnë të bllokohen.

Ndërkohë banorët në Melburnin verior u thanë që ‘të veprojnë menjëherë për të mbijetuar’ ndërsa zjarret jashtë kontrollit vijojnë.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA