Pep Guardiola theu këtë të diel, me fitoren e Manchester City-t kundër Sheffield United, një rekord që ishte në zotërim të José Mourinhos. Spanjolli arriti fitoren e tij të 100-të në Premier League dhe bëhet trajneri që i janë dashur më pak ndeshje për të arritur këtë numër suksesesh: 134. Mourinho 100 fitore në Premier League, kur ishte te Chelsea, i ka arritur pas 142 takimesh.
“100 fitore në vetëm 134 ndeshje është një arritje e jashtëzakonshme për këtë klub të jashtëzakonshëm. Ishte një kompliment për të gjithë lojtarët që kanë qenë këto katër vjet, për të gjithë punëtorët dhe të gjithë njerëzit që dhanë kontribut,” – u shpreh Guardiola në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Numri i ndeshjeve që kemi fituar në një kohë kaq të shkurtër është i jashtëzakonshëm. Kualifikuesit janë një histori tjetër, ato varen nga detajet. Për një centimetër mund ose mund të mos jetë jashtë loje dhe mbetesh jashtë. Por, veçanërisht në Premier League, duhet të kesh vazhdimësi. I gjithë klubi është i kënaqur nga kjo arritje. “
Top Channel