Gratë e moshuara që hanë shumë drithëra të ëmbla dhe të përpunuara ka më shumë të ngjarë të vuajnë nga pagjumësia sesa bashkëmoshataret që nuk konsumojnë shumë nga këto produkte, tregon një studim amerikan.
Shkencëtarët kanë studiuar të dhënat e ditarit të mbi 50,000 grave me menopauzë në mesin e viteve ’60, një tranzicion i shoqëruar me rritje të rreziqeve të çrregullimeve të gjumit dhe pagjumësisë, transmeton KosovaPress.
Ata u përqendruan në të ashtuquajturin indeksi i glicemisë dietike, një masë se sa ushqime që shkaktojnë ngritjen e sheqerit në gjak konsumohen nga individët.
“Pagjumësia është një arsye tjetër e mirë për të shmangur ëmbël.”
Gratë me indeksin më të lartë glicemik dietik, që do të thotë se hanin më shumë karbohidrate në formën e bukës së bardhë, ëmbëlsirave dhe pijeve të ëmbla, kishin një shans 11 për qind më të lartë të pagjumësisë sesa gratë që kishin indeksin më të ulët.
“Rezultatet tona nxjerrin në pah rëndësinë e ushqimit për ata që vuajnë nga pagjumësia,” thotë drejtori i kërkimit, James Gangwisch nga Universiteti Columbia në Nju Jork.
“Pagjumësia është një arsye tjetër e mirë për të shmangur konsumin e ushqimeve të ëmbla, përveç kontrollit të peshës,” thotë Gangwisch.
“Kur sheqeri ngritet shpejt në gjak, trupi juaj përgjigjet me lëshimin e insulinës, dhe rënia që rezulton në nivelin e sheqerit në gjak mund të shkaktojë hormone si adrenalina dhe kortizoli, të cilat mund të ndikojnë në gjumë”, pohon Gangwisch.
Studimi zbuloi se gratë që hanin më shumë perime, fibra dhe copa frutash, sesa lëngje, kishin më pak të ngjarë të zhvillonin çrregullime të gjumit dhe pagjumësi.
Megjithëse frutat e plota përmbajnë sheqerna, ato gjithashtu përmbajnë fibra që ndihmojnë në minimizimin e pikave të sheqerit në gjak, gjë që bën që frutat të kenë një indeks të ulët glicemik.
Top Channel