
25/02 09:55
Për herë të parë pas shumë vitesh, peshëngritja rikthehet në elitën e sportit shqiptar për sa i përket arritjeve sportive.
Dy vite më parë i njohur si sporti i dopingut dhe ku rezultatet sportive zhbëheshin tre javë pas arritjes së tyre. Në këtë vit që përkon edhe me 70-vjetorin e krijimit të kësaj federate, peshëngritja shqiptare numëron një numër rekord medaljes dhe mbi të gjitha që mbajnë vulën e pastërtisë.
Ndërkohë që FSHP thekson se tashmë objektivi i tyre do të jetë olimpiada e vitit të ardhshëm e cila ku do të kërkohet medalja olimpike, duke synuar një rekord të paarritur ndonjëherë për vendin tonë.
Top Channel