Një sfidë më e vështirë nga ç’parashikohej rezultoi për Liverpoolin ajo e “Anfield”, ndaj Wolves, gjithsesi, kampionët e freskët të botës ia dolën të merrnin maksimumin e mundshëm, të ndihmuar edhe nga sistemi VAR, që u anuloi miqve një gol për pozicion milimetrik jashtë loje.
1-0 përfundoi ky takim, falë golit të Sadio Mane (u shërbye nga Lallana), që përmbylli në mënyrën e duhur një aksion fantastik të nisur me një top të gjatë që nga mesfusha në minutën e 43-të.
Në fakt, për të konfirmuar këtë gol u kërkua ndihma e sistemit VAR, por kryesoi Taylor nuk evidentoi elementë për ta konsideruar të parregullt.
Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë “Ujqit” barazuan me Pedro Neton, por edhe në këtë rast u kërkua ndihma e VAR-it. Futbollistët miq nuk mund t’u besonin syve kur panë kryesorin ta anulonte për pozicion jashtë loje.
Wolves e vuri në vështirësi Liverpoolin në disa raste edhe gjatë pjesës së dytë, por rezultati nuk ndryshoi më, me “The Reds” që siguruan fitoren e 18-të në 19 takime të zhvilluara gjithsej në këtë këtë sezon në Premier League.
Bën detyrën Manchester City në “Etihad” përballë Sheffield Utd, duke fituar me rezultatin 2-0. Golat e Citizens u shënuan në pjesën e dytë me autorë Agueron dhe De Bruyne. Skuadra e Guardiolës e mbyll vitin 2019 me 13 pikë më pas se Liverpooli kryesues./supersport.al
Top Channel