Të paktën 76 persona raportohet të jenë vrarë nga një autobombë gjatë orës së pikut të trafikut në kryeqytetin somalez.
Shpërthimi ndodhi në një pikë kontrolli në një seksion të frekuentuar shumë në Mogadishu. Burime spitalore thanë se kishin pritur 73 trupa të pajetë ndërkohë që bilanci pritet të rritet. Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për bombën, por militantët e Al Shabab, kanë kryer shpesh sulme në këtë zonë.
Al Shabab është një grup militant islamik i lidhur me Al Kaedën dhe ka nisur një rebelim prej më shumë se 10 vitesh. Ai u dëbua nga kryeqyteti në 2011, por vazhdon të kontrollojë shumë zona në vend.
Dëshmitarët okularë ndërkohë kanë folur për një masakër të vërtetë në vendin e sulmit të fundit. Një deputet somalez ka folur për më shumë se 90 viktima, edhe pse informacioni i dhënë prej tij nuk është konfirmuar zyrtarisht. Shumë nga viktimat thuhet se janë studentë universiteti. Mes viktimave duket se janë edhe dy inxhinierë turq që po punonin aty pranë në ndërtimin e një rruge.
Top Channel