Nisi një fushatë për mbledhje fondesh dhe tani një organizatë joqeveritare ka blerë një kopsht zoologjik që synon ta kthejë në një qendër për rehabilitimin e jetës së egër.
Rewild, një koalicion i përbërë nga shtatë organizata mblodhi 650 mijë euro fonde dhe ka kohë deri më 31 maj të mbledhë edhe fondet e nevojshme për finalizimin e blerjes dhe çuarjen përpara të kopshtit zoologjik, sipas vizionit të tij të ri.
“Në fakt, ne nuk duam ta mbyllim kopshtin zoologjik për publikun. Për ne është shumë e rëndësishme që ky vend të mbetet gjallë, që njerëzit të vijnë dhe të shohin, të kenë një marrëdhënie me kafshët këtu. Ne duam vetëm të sjellim një risi. Duam të ndryshojmë vizionin tonë për kafshët e egra që nuk janë thjeshtë mall konsumi; ti blen një biletë, vjen ti shohësh dhe në përfundim, çfarë mëson nga një kafshë në një kafaz ose duke ecur para një dritareje…ne duam të shoqërojmë njerëzit drejt një qasjeje tjetër, më sensitive por edhe më edukative”.
Në këtë kopsht zoologjik, pavarësisht kushteve jo të përshtatshme, ka patur edhe kafshë si rinocerontët, krejt jashtë habitatit të tyre natyral. Këta të fundit duhet të jetojnë në Afrikë, jo në një vend të ftohtë. Tani, OJQ-të po përpiqen të sjellin një kopsht zoologjik ndryshe, ku kafshët nuk janë të burgosura në kafaz apo pas kangjellave.
Top Channel