Gjermania ka autorizuar një numër rekord shitjesh armësh në 2019, pas një ngecjeje tre vjeçare. Me një volum prej 7.95 miliardë eurosh, gjermania ka kaluar edhe shifrën totale të shitjeve të 2015.

Sipas ministrisë gjermane të ekonomisë, blerësi më i madh ka qenë Hungaria, me 1.77 miliardë euro. Kjo është vetëm një e katërta e të gjitha eksporteve të autorizuara të armëve. Viktor Orban aktualisht po tenton të modernizojë ushtrinë e vendit të tij dhe po planifikon të dyfishojë shpenzimet e Hungarisë në mbrojtje.

Algjeria aktualisht renditet e dyta si blerëse e armëve gjermane me 843 milionë euro e pasuar nga Egjipti me 651 milionë euro. Disa vende të tjera në dhjetëshen kryesore të blerësve të armëve gjermane, përfshijnë edhe ato që janë kritikuar për shkak të performancës së tyre me të drejtat e njeriut si emiratet e bashkuara arabe, me 257 milionë euro dhe Katari me 236 milionë euro. Politikanët gjermanë të opozitës kanë kritikuar zëshëm shifrat e reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA