Ishte shpallur i zhdukur, 5-vjeçari me autizëm gjendet i vdekur

27/12/2019 11:55

Trupi i një djali 5-vjeçar me autizëm që humbi ditën e Krishtëlindjes u gjet në një pellg afër vendit ku u pa për herë të fundit, tha të enjten Policia e Shtetit Michigan.

Beau Belson u raportua i zhdukur nga shtëpia e gjyshes së tij, ku ai po luante në oborr, në Six Lakes, Michigan, shkruan CNN.

Ai u gjet në një pellg nën akull rreth 50 metra larg nga shtëpia menjëherë pas mesditës së së enjtes. Policia nuk është e sigurt nëse ai ra në pellg ose hyri atje vetë.

Personeli i kërkimit dhe shpëtimit nuk kishte pajisjet e kërkuara për zhytjen nën akull, kështu që Ekipi i Shërbimeve Detare të policisë së shtetit u thirr në mëngjes të enjten për ta bërë këtë.

Kishte afër 1000 vullnetarë të komunitetit që ndihmuan në kërkimin e djalit të Mërkurën në mbrëmje, dhe disa qindra që arritën të enjten në mëngjes për të ndihmuar në përpjekjen e kërkimit.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel