Këshilli Bashkiak ka miratuar sot buxhetin e bashkisë Berat për vitin 2020.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak,ku u betuan edhe 5 këshilltarë të rinj,pjesë e Partisë Socialiste,u miratua edhe buxheti për vitin 2020. Sipas kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo, buxheti i vitit 2020 është një buxhet i konsoliduar,për një zhvillim të qëndrueshëm. Duke e cilësuar 2020 një vit të rëndësishëm për zhvillimin dhe të ardhmen e qytetit, Demo ka shpjeguar edhe ndarjen e buxhetit që për vitin e ardhshëm është fokusuar në katër drejtime kryesore.
Buxheti i bashkisë Berat për vitin 2020 mundëson intensifikimin e Shërbimeve Publike dhe përmirësimin cilësor të tyre, investime në infrastrukturën arsimore,investime në infrastrukturën bujqësore dhe investime në sektorin e Turizmit, Artit dhe Kulturës. Duke deklaruar se, 2020 do të jetë viti më i rëndësishëm për ndryshimin rrënjësor të Beratit, Demo ka deklaruar se,nëpërmjet këtij buxheti është planifikuar edhe mbulimi i detyrimeve të mbartura prej 273 milion lekësh të bashkisë si dhe janë programuar në kohë detyrimet e kontratave të parashikuara në PBA.
Top Channel