Hynë në dyqan për të grabitur, e pësojnë rëndë nga punonjësi

26/12/2019 09:07

Një grabitje në një dyqan automjetesh ka rezultuar fatale për njërin prej dy grabitësve që u përfshinë në këtë ngjarje. Sipas mediave të huaja dy persona të maskuar kanë hyrë në një dyqan automjetesh, kur 56 vjeçari Mark Kasprowicz ishte duke punuar pas banakut.

Raportohet se pasi grabitësit hynë në dyqan u sulën menjëherë në drejtim të burrit duke e mbërthyer atë nga pas duke dhe duke i drejtuar armën, gjithashtu ata e shtrinë në tokë atë duke e qëlluar pa pushim deri sa 56 vjeçari u gjakos në kokë.

Pas këtij momenti ata u sulën drejt arkës që mbaheshin paratë duke i rrëmbyer ato të gjitha. Teksa ata nuk e kishin mendjen nga Mark, ky i fundit me shpejtësi arriti që të merrte një armë të cilën e kishte fshehur poshtë banakut. Më pas dy personat e armatosur tentuan të ikin, por punonjësi i dyqanit u ngrit nga prapa banakut dhe arriti që të qëllonte njërin prej tyre. Nga të shtënat njëri nga grabitësit mbeti i vrarë në vend, ndërsa tjetri arriti që të largohet nga vendi i ngjarjes, raportojnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA