Një vizitë në kopshtin zoologjik është kthyer në makthin më të keq për Mohammed Abdul Mohsen, një 24-vjeçar me prejardhje nga Sudani.

24-vjeçari u sulmua nga një tigër, pasi ra në vendin e projektuar për kafshët në një kopsht zoologjik në Arabinë Saudite. Në videon e bërë publike shikohet Mohsen, i cili është duke u sulmuar pamëshirshëm nga tigri, duke marrë në këtë mënyrë dëmtime të shumta në krahë, fytyrë dhe në trup.

Në momentin që janë njoftuar punonjësit e kopshtit janë mobilizuar dhe janë vendosur menjëherë në zbatim për të shpëtuar të riun. Ata përdorën një armë qetësuese për të larguar tigrin nga Mohsen dhe sulmi i kafshës të mos e dëmtonte dhe më tepër.

Ende nuk është e qartë se si ka përfunduar 24-vjeçari në atë vend, por momentalisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA