Ministri në largim i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas njoftimit të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin për kthimin e statusit të Brigadës 63 Parashutiste dhe 72 të Forcave Speciale në ushtrinë e Serbisë.

Ai ka thënë se të dyja këto brigada kanë kryer krime të tmerrshme në Kosovë dhe Bosnje.

“Brigada 63 Parashutiste është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 25 shqiptarëve në Gjakovë. Kjo është vazhdimësi e politikës mohuese të Serbisë që është përballur vetëm me heshtjen e komunitetit ndërkombëtar. Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi ka dështuar sa u përket krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë. Njëjtë ka dështuar misioni i UNMIK-ut dhe Eulex-it”, ka thënë Pacolli në disa postime në rrjetin social, Twitter.

Serbian Defense Minister Vulin has announced the decision to bring back the 63rd Parachute & 72nd Special Brigades of Serbian army that have committed horrible war crimes in Kosovo & Bosnia. 63rd Parachute Brigade is responsible for killing more than 35 Albanians in Gjakova.

Pas 13 vjetësh, Ushtria Serbe u ka rikthyer statusin, brigadës 63 Parashutiste dhe 72 për Operacionet Speciale.

Të dyja këto brigada kanë marrë pjesë në luftërat e viteve të 1990-ta dhe në vitin 2006, kur u formua Ushtria Serbe, këtyre dy brigadave iu ulën gradat në nivel të batalioneve si pjesë e Brigadës Speciale.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, duke njoftuar vendimin për ndryshimet organizative në Brigadën Speciale, tha se brigadat 63 dhe 72- kanë ruajtur emrin e tyre përkundër “atyre që donin t’i zvogëlonin dhe t’i harronin”.

Të dyja brigadat, si njësi elitare, morën pjesë nga viti 1991 deri në 1999 në luftërat e ish-Jugosllavisë, përkatësisht në Sarajevë të Bosnjës dhe Gjakovë të Kosovës, ka thënë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Jovana Kolariq, studiuese në Qendrën e të Drejtës Humanitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA