Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi uroi festën e Krishtlindjes nga Katedralja Ortodokse.

“Shqiptarët kanë më shumë nevojë në këto ditë pas tërmetit të 26 nëntorit për ngjyrat e bukura të Krishtlindjes, për shenjat e një jete të mirë që do të lindi. Kanë më shumë nevojë shqiptarët për ngjyrat e Krishtlindjes dhe të kësaj ndjenje solidariteti që Zoti tregoi në këtë ditë, duke sjellë Birin e Tij në tokë, për t’ju treguar që varfëria nuk është një shenjë. Për të treguar që pasuria më e madhe që kemi është besimi në Zot. Errësira dhe stalla ku ka lindur Jezus Krishti, nuk është stallë e varfër dhe e drobitur, por është një vend që secili nga ne e bën të shenjtë, pra shtëpia që ne kemi është e shenjtë”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej shtoi:

“Të gjitha gjërat që Zoti na tregoi me lindjen e Jezus Krishtit, janë shenja që ne të gjithë duhet të mësojmë për të kuptuar që nuk jemi të dobët. Jemi të fortë sepse kemi Zotin pranë. Nuk jemi të varfër, sepse kemi Zotin pranë, dashurinë më të madhe për njëri-tjetrin. Nuk jemi në errësirë, por jemi në ndriçimin që Zoti I bën errësirës që herë pas here e kemi për të na provuar forcën dhe fuqinë njerëzore dhe mbi të gjitha solidaritetin ndaj njëri-tjetrit. Në këtë ditë Krishtlindjesh, unë me shpirt dhe me zemër uroj të gjithë shqiptarët, Krishtlindje të mbara dhe të bardha, të begata. Duke përfituar nga rasti, iu uroj ju dhe familjeve tuaja, Krishtlindje të mbara dhe një vit 2020, siç është 20 dhe 20, të jetë 0.2 siç e kanë kompjuterët, fuqia më e madhe për shqiptarët dhe sidomos për të rinjtë shqiptar, të cilët kanë nevojë që të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Gëzuar! Zoti iu bekoftë ju dhe gjithë shqiptarët. Gëzuar për shumë vjet!”

Top Channel