Në Gjykatën Penale në seancën e sotme për rastin “Reket” dëshmoi avokati Sasho Boshkov i cili tha se i akuzuari i parë Bojan Jovanovski – Boki 13 ka kërkuar prej tij para për rastet të cilat i ka drejtuar Prokuroria Speciale Publike kundër kumbarit të tij biznesmenit Zoranço Mitrovski.
Ai potencoi se ka realizuar dy takime me Jovanovskin në të cilat ka marrë pjesë edhe basketbollisti Vllado Ilievski.
Në takimin e parë ata folën për mbështetjen e mediave për zgjedhjen e kryetarit të Federatës së Basketbollit, ndërkaq në të dytin Jovanovski i ka treguar se ka disa vepra që zhvillohen në PSP për Mitrovskin, i cili është kumbari dhe mik shumëvjeçar i Boshkovit.
Në këtë takim, Boshkov e ka pyetur Jovanovskin çfarë mund të bëjnë për këto raste, lidhur me “Beton Shtip”, në të cilën Jovanovski i ka thënë se i jep dy milionë euro që të zgjidhen.
Boshkov ka reaguar ashpër dhe pas një kohe janë larguar me Iliveskin nga 1 TV, ku është mbajtur takimi.
Dëshmitari pas disa ditëve i ka transmetuar Mitrovskit çfarë është thënë në takim, pas të cilës Boshkov e ka këshilluar Mitrovskin të denoncoj.
Mitrovski i ka thënë se nuk mendon se duhet të jep para dhe ka e ka denoncuar për atë që e ka kërkuar Jovanovski.
Top Channel