Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati
Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Mija të Spanjës, vetëm disa kilometra larg Malagas.
Mediat lokale në Spanjë raportojë se një 53-vjeçar nga Britania e Madhe, djali i tij 16-të dhe vajza 9-vjeçare u mbytën në pishinën e një fshati turistik të zonës. Policia dhe urgjenca mjekësore u thirrën shumë vonë, pasi gjithçka kishte marrë fund; ata kishin humbur jetën.
Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë për policinë, por dritë mbi ngjarjen hedhin mediat lokale, duke u shprehur se vajza 9-vjeçare ishte duke u mbytur në pishinë dhe i ka kërkuar ndihmë babit të saj dhe vëllait. Në përpjekje për të shpëtuar vogëlushen ato nuk arritën të dilnin me shenja jete nga aty, por u shuan në mënyrë të dhimbshme.
Top Channel