Rrëfimi i Elis Bakaj/ Futbollisti tregon për pjesëmarrjen në Kombëtare

24/12/2019 15:21

Elis Bakaj është shfaqur në një formë të shkëlqyer në kampionatin bjellorus me skuadrën e Shakhtar Soligorsk me të cilin ka arritur të shënojë 10 gola, ndërkohë që kjo skuadër u rendit në vendin e tretë.

Në një intervistë për programin ‘Procesi Sportiv’ në Top Channel, Bakaj tregoi sekretin e kësaj forme
Sulmuesi 32 vjeçar theksoi gjithashtu se një tjetër motiv që ndikon te një futbollist për të dhënë maksimumin është edhe mënyra sesi ndihet në vendin ku ai aktivizohet dhe Bakaj konfirmoi se ai dhe familja e tij ndihen shumë mirë.

Në fund Bakaj foli edhe për mundësinë e grumbullimit në Kombëtare, me futbollistin që theksoi se në këtë pikë ai që vendos është pikërisht trajneri Reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA