Kremlini shton presionin, Putin urdhëron gatishmëri të plotë për luftë edhe gjatë dimrit
Ushtria ruse ka vendosur të ndryshojë pistoletën standarde të ushtarëve, të njohur me emrin “Makarov”. Kjo ka bërë që prodhuesit e armëve të hidhen në garë. Cili do të krijojë pistoletën që do të mbajnë ushtarët rusë në të ardhmen?
Pretendenti kryesor duket “Kalashnikov Concern”, me pistoletën PL-15 K. Po çfarë ka të veçantë kjo armë?
Përdoruesit thonë se në dorë ndihet sikur po mban një i-Phone. Ndihet më mirë dhe më lehtë se çdo armë tjetër. Është shumë e thjeshtë për t’u përdorur nga çdo person, pavarësisht përvojës.
Mënyra se si hiqet karikatori është po ashtu shumë praktike, nuk kërkon aq shumë shtypje sa “Makarov”, duke e bërë të përkryer sidomos për fillestarët.
Cila është konkurrentja? “Glock”. Çdo pistoletë austriake “Glock” qëllon deri në 45.000 herë para se i zoti të mendojë ta ndërrojë. Kjo e bën konkurrenten më të fortë. Asnjë pistoletë ruse nuk i kalon 10.000 të shtëna para se të bëhet për t’u ndërruar.
Top Channel