 Parandalohet sulmi i mundshëm terrorist në ditën e Halloween-it, arrestohen disa persona
																		
					
					
					
						Parandalohet sulmi i mundshëm terrorist në ditën e Halloween-it, arrestohen disa persona						Këtë vit nuk do të zhvillohet meshë Krishtlindjesh në Katedralen Notre Dame, për herë të parë në më shumë se 200 vjet, sipas dioqezës së kryepeshkopit të Parisit.
Kisha historike e kryeqytetit francez u dogj nga zjarri tetë muaj më parë, gjatë të cilit kupola u shkatërrua plotësisht. “Adhuruesit mund të marrin pjesë në meshën e kishës e Saint-Germain-l’Auxerrois, që ndodhet pranë muzeut të Luvrit ose në kishën e Saint-Sulpice pranë kopshtit të Luksemburgut”, deklaroi dioqeza franceze.
Sipas një zëdhënëseje, mesha e Krishtlindjesh është mbajtur çdo vit në katedralen e Notre Dame-it që nga viti 1803, edhe gjatë pushtimit gjerman të Parisit në Luftën e Dytë Botërore. Bota pa tmerr ndërsa Notre Dame, e vendosur në zemër të Parisit, në Ile de la Cite, u përfshi nga flakët më 15 Prill. Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se katedralja do të rindërtohet deri në vitin 2024.
Top Channel