Ai që njihet si Newseum, një monument i shndritshëm i mediave të lajmeve, pak larg ndërtesës së kongresit amerikan, në Uashington, do të mbyllë dyert më 31 dhjetor, në një lëvizje që reflekton telashet e industrisë së medias, që është përballur me vështirësi financiare përballë sulmeve të përsëritura të liderëve politikë.
“Më shumë se 10 milionë vizitorë kanë ardhur në Newseum. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë nxënës shkollash që shikonin dhe ndërvepronin me gjëra si Muri i Berlinit dhe mësonin për luftën e ftohtë ose 11 shtatorin”.
Newseum u hap 20 vite më parë si një ide e themeluesit të tij, Al Neuharth, për të edukuar dhe mbajtur debate për amendamentin e parë të kushtetutës amerikane dhe për misionin e gazetarisë. Muzeu fillimisht ishte hapur në Rosslyn të Virxhinias, por pas një dekade, ai u transferua në Uashington. Miliona dollarë u shpenzuan për të blerë tokën dhe për të ndërtuar godinën. Ëndrra ambicioze që u realizuan për 20 vite, por që tani, janë të papërballueshme.
E ardhmja e newseum është e paqartë. Do të duhen të paktën gjashtë muaj për të cinstaluar ekspozitat dhe për ti zhvendosur ato në magazina. Pasi ky proces të ketë përfunduar, atëherë do të mendohet për të ardhmen.
Top Channel