Ngritën skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, burg për 6 persona, mes tyre 2 italianë dhe kompanitë e tyre 11/11 11:39
Kryesia e PS ka diskutuar sot emër për emër kandidaturat për kryetarët e rinj të degëve të PS në rrethe.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mundur të sigurojë disa prej emrave të diskutuar në mbledhjen e kryesisë.
Për PS Durrës në garë janë Luan Zaza -Ardit Kertusha po dy kandidate në Vlore Anduel Tahiraj -Albana Hodaj. Drejtimin e PS Elbasan do ta marrë në dorë me komandim të përkohshëm deputetja Evis Kushi deputete. Sakaq Eduard Ndreca Taulant Malshi Florida Cuni janë në garë për të marrë drejtimin e PS Lezhë.
Nuk ka dilema se kush do ta drejtojë PS e Tiranës. Me vendim unanim të kryesisë, degën më të madhe të kësaj partie do ta drejtojnë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.
Top Channel