Ai ju shikon kur po flini dhe e di kur jeni zgjuar, por këto ditë, ne mund ta gjurmojmë edhe vetë atë.
Babagjyshi e ka nisur udhëtimin e tij të natës së krishtlindjes duke shpërndarë dhurata në të gjithë botën, dhe shumë shpejt do të jetë edhe pranë jush- siç tregon komanda ushtarake amerikane e ngarkuar me mbrojtjen e hapësirës ajrore në Amerikën e veriut. Radarët e NORAD-it si gjithnjë gjurmojnë nanagjyshin që nga nisja në polin e veriut, këtë mëngjes, e deri kur ai arrin në destinacionin tuaj, me nëntë drerët e tij.
Ndalesat e para të tij ishin në Rusinë lindore dhe Azi. Ndërkohë që duke hyrë në faqen zyrtare të NORAD-it, Santa Tracker, mund të shohësh në çdo moment se ku është ai.
“Udhëtimi i tij magjik nëpër botë ka nisur”, tha organizata që e ndjek babagjyshin prej më shumë se 60 vjetësh. Grupi përdor sensor me rreze infra të kuqe që ndjekin shkëlqimin e hundës së drerit Rudolf, çka edhe mundëson lokalizimin e saktë të slitës. Ne jemi krenarë që vazhdojmë traditën e gjurmimit të babagjyshit – thonë në NORAD ndërkohë që vetë babagjyshi, nuk i është përgjigjur kërkesës sonë për komente…
Misioni i përvitshëm i NORAD ka nisur më shumë se gjysmë shekulli më parë. Mbrëmjen e krishtlindjes në 1955, një dyqan në Kolorado Springs, transmetoi një reklamë ku thuhej se mund ti telefonoje babagjyshit, por numri i telefonit i printuar ishte gabim. Në vend të tij ish vendosur ai i qendrës Kontinentale të mbrojtjes ajrore, NORAD. E kjo bëri që telefonatat në qendër nga fëmijë që donin të flisnin me babagjyshin, të ishin të shumta…
Top Channel