Aministi për fundvitin, 28 gra do lirohen nga burgu
24/12/2019 14:10
28 gra nga 56 që vuajnë dënimet në burg do të lirohen me amnistinë e fundit të miratuar nga Qeveria. Që vendimi të bëhet zyrtar duhet të marrë edhe miratimin e Parlamentit.
Ndërkohë, 28 gra të tjera që ndodhen në burg do të përfitojnë uljen e dënimit me 1/3.
Në konferencë, Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë, deklaroi se nga aministia do të përfitojnë edhe 4 të dënuar të mitur, të cilët do të lirohen nga burgu, ndërsa 2 të tjerë do përfitojnë ulje të dënimit me 1/3.
Gratë u liruan me amnisti, por çfarë vendimi mori Qeveria për burrat e dënuar me burg
Top Channel