“Luajnë bixhoz” me të ardhmen e Putinit dhe vënë bast 400,000 dollarë se ai do të “rrëzohet” deri në fund të vitit, parashikimi i Forbes 04/07 08:42
Gjatë deklaratës për media të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, fill pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë së PS-së, kryeministri u shpreh se takimi i qeverisë do të vendosë sa i takon shpërblimeve për pensionistët/et dhe amnistinë e grave të burgosura.
“Në mbledhjen e qeverisë pas pak kemi për të diskutuar edhe këtë. Përfitueset kryesore do të jenë gratë, por unë jam në minorancë. Unë doja amnisti totale për gratë. Është një debat i madh në lidhje me gratë që kanë vrarë burrat”, u shpreh Rama.
Më tej shtoi:
“Ky debat nuk është politik, po juridik. Ky nuk është një krim që amnistohet me një të rënë të lapsit. Por amnistia do të jetë e madhe për gratë që do të përfitojnë.”
Top Channel