Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë në një takim informal në hotelin Fafa në Golem, ku janë strehuar të mbeturit pa strehë nga tërmeti

E gjithë mbledhja i është dedikuar një analize të gjatë e të thellë se si u menaxhua tragjedia që prodhoi tërmeti 26 nëntorit.

Kryefjala kësaj mbledhje ka qenë faza tjetër ajo e  rindërtimit të shtëpive të dëmtuara.

Gjatë pushimit të drekës ministrat janë ulur për të drekuar bashkë  me fëmijët dhe familjet që janë akomoduar në këtë hotel në pritje të ndërtimit të shtëpive të tyre.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA