Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, nënkryetari Petrit Vasili i bëri thirrje Edi Ramës se është Evropa integrimi dhe jo minishengeni.
“Është perëndimi orientimi i shqiptarëve dhe jo lindja. I kanë kaluar 2 muaj e gjysmë nga 9 kërkesat e integrimit evropian. Rama dhe të tijët nuk kanë asnjë platformë për plotësimin e këtyre kushteve. Të gjithë këta oligarkë i bashkon armiqësia ndaj shtetit ligjor dhe të së drejtës. I bashkon dëshira për të penguar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit”, deklaroi Vasili ndër të tjera.
Më tutje u ndal te çështja e minishengenit ballkanik, të cilin e konsideroi si iniciativa më e turpshme në hapësirën ballkanike.
“Minishengeni, një shërbim në interes të mbajtjes së pushtetit të oligarkëve ekonimikë dhe politikë, në Shqipëri, Serbi e më gjerë. Minishengeni është duke iu kundërvënë dhe SHBA-ve”, tha nënkryetari i LSI-së duke shtuar se minishengeni ka për synim ta lërë mënjanë dhe ta anashkalojë Kosovën.
“Edi Rama tregoi qartë qëndrimin më të egër ndaj Kosovës dhe më tradhtarin. Jemi të gjithë pro Kosovës, por kundër atij që lufton Kosovën dhe të ardhmen e saj”, tha Vasili.
Top Channel