“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomi në komunën e Prizrenit, ka njoftuar se nesër do të organizojë Panairin e Turizmit, i cili do të mbahet në hapësirat e Kejit përballë xhamisë së Sinan Pashës.
Sipas komunës, në këtë panair do të bëhet prezantimi i produkteve nga tour operatorët, bizneset hoteliere, guidat vendore dhe mysafirët e ftuar. Ndërsa hapja do të bëhet në ora 12:00 nga ana e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Në kuadër të këtij panairi organizohet edhe ekspozita e fotografive të vjetra të qytetit të Prizrenit në hamamin e Gazi Mehmet Pashës dhe konferenca “Gastronomia dhe Turizimi” që do të mbahet në njërin nga hotelet në Prizren./KosovaPress/
Top Channel