“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Me orë të tëra janë duke pritur mërgimtarët të cilët kanë vendosur të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.
Vetëm në pikën kufitare në Merdarë radhët e pritjes kanë shkuar deri në 1.5 kilometra, ndërsa duhen tri orë për të hyrë në Kosovë.
Pritje vihen re edhe në pikën kufitare në Muçibabë pasi radha është 1.2 kilometra, ndërsa pritja shkon deri në dy orë.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet shkojnë deri në 40 minuta.
Ndërsa në Jarinje dhe Mutivodë qytetarët presin deri në 15 minuta për të hyrë në Kosovë.
Top Channel