Ministria e Mbrojtjes e Francës njoftoi sot se Franca të shtunën në Mali ka kryer sulmin e parë me dron dhe me atë rast janë vrarë shtatë ekstremistë islamikë në pjesën qendrore të vendit.
Franca në këtë mënyrë i është bashkëngjitur grupit të vogël të vendeve, të cilat përdorin dron të armatosur, në mesin e të cilave është edhe SHBA.Ushtria e Francës me sukses testoi sulmin e parë me dron të armatosur gjatë vikendit, gjatë vizitës së presidentit Emmanuel Macron në shtetin fqinj Bregu i Fildishtë, ku ndodhet baza e saj ushtarake, transmeton AP. Ministrja e Mbrojtjes Florence Parley tha se dronët do të mbrojnë trupat franceze dhe do të ndalojnë në mënyrë efektive armikun, si dhe do të lejojë trupat franceze të tregojnë një fleksibilitet më të madh.
Top Channel