Sasia e ushqimit të nevojshëm për të ushqyer popullatën e botës deri në fund të shekullit mund të rritet me gati 80%, sugjeron një studim i realizuar së fundi.
Kërkuesit nga Gjermania thonë se ka një prirje të rritjes së indeksit të masës trupore BMI, e kjo po rezulton me faktin që individët kërkojnë më shumë kalori.
Autorët e raportit paralajmërojnë se mosplotësimi i nevojës për më shumë kalori mund të çojë në pabarazi më të madhe globale. Gjetjet e tyre janë botuar në revistën Plos One. Studimi, i kryer nga një ekip i Universitetit të Gottingen, llogariti se 60% e rritjes së kalorive ka për të qenë rrjedhojë e shtimit të numrit të njerëzve nëpër botë. Sipas OKB-së, popullsia globale do të shkojë nga pothuajse shtatë miliardë vetë që ishte në vitin në 2010, në gati 11 miliardë në 2100-tën.
Megjithatë, më shumë se 18% e rritjes së kalorive nga nivelet e përpara një dekade, do të vijnë nga një rritje e parashikuar e shifrave të lartësisë dhe peshës së popullatës globale. Hartuesit e studimit paralajmërojnë se kërkesa më e madhe për ushqim do të çojë dhe në një rritje të çmimit të tij, dhe më shumë nga kjo situatë, do të vuajnë kombet e varfra.
Top Channel