24/11 22:56
Ushtria amerikane njoftoi se një pjesëtar i saj u vra të hënën në luftime në Afganistan. Forca amerikane në Afganistan nuk dha detaje të mëtejshme.
Në një deklaratë për gazetarët, Talebanët thanë se vrasja kishte ndodhur në rajonin e trazuar të Kunduzit.
Grupi kryengritës tha se kishte vënë në shënjestër ushtarë afganë dhe amerikanë me një bombë në anë të rrugës, ndërsa ata përpiqeshin të kryenin një goditje të përbashkët kundër pozicioneve talebane në distriktin Char Dara, që është kryesisht në kontrollin e këtij grupi.
Top Channel