6-vjeçarja zbulon mesazhin shokues të të burgosurve në kartolinën e Krishtlindjeve

23/12/2019 15:53

Tesco pezulloi prodhimin e kartolinave të Krishtlindjeve për bamirësi në një fabrikë në Kinë pasi një vajzë gjashtë vjeçare nga Londra gjeti brenda njërës prej tyre një mesazh nga punëtorët, që duket se trajtoheshin si “skllevër”.

Shënimi, i gjetur nga Florence Widdicombe, u tregua se ishte shkruar nga të burgosurit në Shanghai. Aty theksohej se ata ishin “të detyruar të punonin kundër vullnetit të tyre”. “Ju lutemi na ndihmoni dhe njoftoni organizatat e të drejtave të njeriut”, thuhej në mesazh. Tesco u shpreh e “shokuar” nga raporti, duke shtuar: “Ne kurrë nuk do të lejonim punën e të burgosurve në zinxhirin tonë të furnizimit”.

Supermarketi gjigan sqaroi se do ta hiqte nga lista e tij furnizuesen e kartolinave, Zhejiang Yunguang Printime, nëse konstatohej se kishte përdorur punën e të dënuarve me burg. Kompania kineze ndërkohë mohon të ketë detyruar të burgosurit të punojnë për të. Florence ishte duke I shkruar kartolina Krishtlindjesh shokëve të saj të të shkollës, kur zbuloi se njëra prej tyre – në të cilën shfaqej një kotele me një kapelë të babagjyshit, ishte tashmë e shkruar brenda.

Aty shkruhej me shkronja kapitale se “ ishin një grup të huajsh të burgosur në burgune Shangait, Qingpu, e të detyruar të punonin kundër dëshirës së tyre. Më tej, personit që do të gjente mesazhin, I kërkohej të të kontaktonte Peter Humphrey, një gazetar britanik i cili ka qenë dhe vetë i burgosur atje katër vjet më parë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA