Ndër të tjera, në një intervistë të dhënë për televizionin boshnjak “O Kanal”, presidenti Meta foli edhe sa i takon minishengenit.
I pyetur nëse është kjo një mënyrë për të pasur bashkëpunim më të mirë në rajonin e Ballkanit, Meta u përgjigj:
“Ne kemi kaq shumë platforma rajonale bashkëpunimi. Çdo platformë rajonale bashkëpunimi, që është gjithëpërfshirëse, është e mirëpritur. Kjo duhet të ishte një parakusht për të promovuar dhe konsideruar iniciativa rajonale premtuese dhe të dobishme. Iniciativa që ndihmojnë bashkëpunimin tonë janë gjithmonë të mirëpritura, por jo duke provokuar debate të panevojshme, duke u përpjekur për të margjinalizuar dikë ose një vend, apo t’i japësh protagonizëm dikujt tjetër. Vetëm partneriteti dhe gjithëpërfshirja mund të rrisë besimin mes vendeve, mes njerëzve dhe mund të reduktojë dhe eliminojë të gjitha barrierat, qofshin ato legale, administrative apo burokratike në rajonin tonë.”
Top Channel