Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi zyrtarisht financimin e një force të re të Pentagonit, e cila do të jetë e përqendruar tek lufta kozmike.
Forca Hapësinore e SHBA-së është i pari shërbim i ri ushtarak në më shumë se 70 vjet, dhe do te jetë pjesë e forcave ajrore amerikane. Duke folur nga një bazë ushtarake pranë Uashingtonit, Trump e përshkroi hapësirën si ”fushën më të re të betejës në botë”.
“Mes kërcënimeve të mëdha për sigurinë tonë kombëtare, epërsia amerikane në hapësirë është absolutisht thelbësore,” u shpreh shefi i Shtëpisë se Bardhë.
“Ne jemi duke udhëhequr, por jo aq sa duhet. Megjithatë, shumë shpejt do të udhëheqim edhe më tepër. Forca Hapësinore do të na ndihmojë të parandalojmë agresionin e të kontrollojmë dhe lartësinë finale”, shprehet Trump.
Ndarja e fondeve për njësinë e re u konfirmua të premten kur presidenti nënshkroi buxhetin vjetor të ushtrisë amerikane prej 738 miliardë dollarësh. Në vitin e parë të saj, Forca Hapësinore e përberë nga 16 mijë vetë, do të ketë një financim prej 40 milionë dollarësh. Çfarë do të bëjë ajo saktësisht? Ideja nuk është të dërgojë trupa në hapësirë, sqaron BBC, por do të mbrojë asetet amerikane, siç janë qindra satelitët e përdorur për komunikim dhe mbikqyrje. Lëvizja vjen në kohën kur edhe kina e Rusia po avancojnë drejt atij që njihet si kufiri final ushtarak.
Top Channel