Shuhet legjenda e kinematografisë, James Bond mbetet pa “partnere”

21/12/2019 11:32

Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare aktorja e franceze Claudine Auger. Aktorja është bërë e njohur në botën e kinematografisë në rolin e saj përkrah Sean Coonery në filmin “James Bond Thunderball”, të vitit 1965.

Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe ndërroi jetë të mërkurën në Paris. Auger filloi karrierën si modele, por ajo mori pjesë dhe në “Mis World” në 1958 duke përfaqësuar Francën, në garën e bukurisë.

Por shumë shpejt Claudine shfaqi talentin në aktrim dhe u përfshi në role shumë të rëndësishme. Këtu mund të përmendim “The Iron Mask”, të vitit 1962. Disa vjet më vonë në 1965, ajo shkëlqeu në Domino të Thunderball, filmi i katërt i James Bond.

 

FOTO GALERI
1/12

Top Channel