Rrugë të gërryera dhe ura të shembura, pamjet që vijnë nga Peruja janë rrëqethëse

21/12/2019 09:45

Moti i keq që ka prekur Perunë për rreth 12 orë rresht është bërë shkaktar për shembjen e një ure, në të cilën ndodheshin disa persona mbi të, por fatmirësisht nga ky incident nuk ka pasur të lënduar.

Në videon e publikuar shikohet sesi uji i tepërt gërryen pjesët e rrugës, ndërsa një sasi e konsiderueshme shkëmbi thyhet dhe rrëzohet mbi urën. Ngjarja ndodhi në qytetin Ayacucho.

Si pasojë e reshjeve të dendura, autostradat kryesore në Peru  kanë krijuar karvanë të gjatë makinash, të cilat e kanë të pamundur që të lëvizin lirisht pasi ekziston mundësia e rrëshqitjes së dherave dhe gërryerjes së rrugëve.

Nga kjo ngjarje janë mobilizuar forcat ushtarake të Perusë, të cilët ndodhen në terren dhe po i vijnë në ndihmë personave të cilët shtëpitë i janë përmbytur dhe janë ngujuar brenda shtëpive të tyre. Mediat lokale raportojnë se ka dëme të konsiderueshme dhe tek prodhimet bujqësore, sipas tyre 50 % e prodhimit vjetor të patates dhe të grurit është dëmtuar.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel